E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arben Shkodra: Kriza globale e çmimeve nuk është reale, por e stisur

Brisida Shehaj, nënkryetare e LSI-së Tiranë, e konsideroi “të panevojshëm” deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi një krizë energjitike.

 

E ftuar në “Quo Vadis”, ajo u shpreh se kreu i qeverisë u mundua të justifikohej duke thënë se kemi të bëjmë me një krizë globale.

 

Reklamë

“Deklaratë e panevojshme. Ai vetëm vajtoi se na pret një hata e madhe, por nuk tha gjë. Lau duart, u justifikuar duke thënë kriza globale. U mundua të na bëjë për budallenj.”

 

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, nuk e konsideron një krizë reale, por të stisur.

 

“Kemi corientim dhe çrregullim të tregtisë ndërkombëtare prej gjashtë muajsh. E kuptuam këtë gjë kur çmimet ose vlerat e transportit ndërkombëtar filluan të rriten në mënyrë galopante. Mendoj se është e stisur, s’besoj se është një krizë reale. Po shfrytëzohet ky moment. Unë besoj që kemi një krizë të stisur, nga ana tjetër kemi padyshim edhe keqmenaxhim të ekonomive të vendeve të caktuara. U përdor pandemia. Shtetet u tkurrën dhe thanë: stop importeve, stop eksporteve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë