Ish-kryeministri Sali Berisha përcolli një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta skulptorit të njohur Arben Bajo.

Duke vlerësuar figurën e tij, Berisha akuzoi autoritetet shëndetësore se dështuan ta mbanin në jetë për mungesë gjaku.

“Dielli nuk lindi sot për skulptorin e njohur Arben Bajo! Të dashur miq, Covid 19 ndërpreu parakohe krijimtarinë dhe jetën e skulptorit të talentuar Arben Bajo, që luftoi për ditë të tëra në spital me semundjen e rëndë. Por atij në sistemin e shpartalluar mjekësor i mungoi gjaku që mund të ishte edhe shpëtimtar, dhe ata që lëshojnë sot psherëtima hipokrizie për vdekjen e tij dhe që udhëtojnë për vete me avion në dispozicion me paratë e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun që i nevojitej Arbenit dhe nuk e dërguan në një qendër më të specializuar me sistem qarkullimi jashtëtrupor që edhe mund t’i shpëtonte jetën.”

Arben Bajo u shua në moshën 53-vjeçare prej koronavirusit. Mesazh ngushëllimi për ndarjen e tij nga jeta dha edhe kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *