Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli sot “non grata”, ish-deputetin e PS, Aqif Rakipi.

 

Bardhi shkruan se për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare. Sipas tij, zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të kaluar e provuan një gjë të tillë.

 

Bardhi nënvizon se evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standart që meriton respekt dhe duhet të vijojë.

 

“Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama. Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standart që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tju kthehet njerëzve”, shkruan Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *