Samsung Electronics mori 12.9% të fitimit global nga industria e telefonëve në tre mujorin e parë të 2017-ës sipas firmës analitike Strategy Analytics.

 

Samsung ka fituar 1.57 miliard dollar për periudhën Janar – Mars 2017. Pavarësisht këtyre shifrave marramendëse, fitimi I kompanisë ishte 9% më i ulët se një vit më parë kur përbënte 21.9% të fitimit në mbarë botën.

 

Megjithatë Apple, rivali kryesor i Samsung është në krye të klasifikimit me 10.1 miliard dollar fitim, shkruan PcWorld Albanian.

 

Fitimi i Apple ishte 83.4% e industrisë globale të telefonëve. Nga 300 prodhues telefonësh vetëm 10 kompanitë kanë arritur të gjenerojnë fitim.

 

Vetëm Apple dhe Samsung së bashku përbëjnë 96% të fitimit ndërsa pjesa tjetër prej 4% është fitimi i tetë prodhuesve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *