Në datën 16 shtator-16 tetor 2021 Drejtoria e Përgjithshme e policisë së shtetit ka shpallur 500 vende vakante për t’u inkuadruar në rradhet e policisë së shtetit.

Pas kësaj thirrje në Fier kanë plotesuar dokumentacionin dhe kërkesat konform kërkesave dhe kritereve mbi 100 aplikantë, por vetëm 50 prej tyre u ëshë dhënë e drejta për të vijuar me procedurat për të kaluar në disa faza konkurimi.
50 të rinjtë që janë skualifikuar pa hyrë ende në testime kanë protestuar sot në dyert e Drejtorisë së Policise së Fierit.

Të rinjtë janë shprehur se i plotësojnë të gjitha kriteret dhe të drejtën për të vazhduar disa faza të konkurimit dhe nuk mund të skualifikohen pa asnje arsye dhe sidomos nga drejtoria vendore e policise se Fierit.

Ata thonë se në shkresën zyrtare të firmosur nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është komunikuar skualifikimi, por jo argumenti përse janë skualifikuar. Të rinjtë kanë komunikuar me policinë Fier, por nuk u është dhënë një përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *