E hënë, 23 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apeli “rrëzon” Ajola Xoxën, bashkëshortja e kryebashkiakut kundërshtoi kontrollet e SPAK

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Ajola Xoxa kundër vendimit të kontrollit personal.

Në të njëjtin vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, Apeli ka rrëzuar edhe ankimin e bërë nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, dhe dy kompani kundër vendimit për kontroll.

Një ditë më parë, Xoxa dha shpjegime për gati 3 orë në SPAK, për llogari të një hetimi për “korrupsion” të nisur nga kjo strukturë.

Gjykata e Posaçme refuzoi pak ditë më parë kërkesën e saj dhe të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, për t’u kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tyre.

Ndërkohë, avokatët pretendojnë se kontrollet janë kryer në shkelje të ligjit procedural.

Vazhdo të lexosh

Reklamë