E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apeli lë në fuqi dënimin me burg/ Luan Daci: Nuk largohem!

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg këtë të hënë ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

 

Apeli konfirmoi vendimin për 6 muaj burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në dhjetor të 2020.

 

Reklamë

Ky dënim i është konvertuar në shërbim prove. Por Luan Daci, i dënuar për falsifikim dokumentesh, refuzon të largohet.

 

“Nuk largohem, do bëj rekurs në Gjykatën e Lartë, kam 109 vota nga parlamenti”, deklaroi ai pas vendimit të gjykatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë