Subscribe

Apeli i Posaçëm i ka refuzuar kërkesën për liri të zgjedhurit kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri, i cili do të vijojë të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve.

 

E kundërta ndodhi për bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, i cili është lënë në masën “Detyrim Paraqitje”, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

 

MARSEL ZHUPA


AVOKAT

 

Për Pandeli Kokaveshin u ndërrua masa e sigurisë, Kokaveshi është jashtë, u provua gjendja shëndetësore e Pandeliut. Gjykata pranoi provat që paraqitëm sot dhe vendosi për ndryshimin e masës së sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësorë”. Pandeli Kokaveshi ka bërë para 10 muajsh transplant zemre dhe është akoma në ndjekje dinamik të tij. Spitalet shqiptare nuk ofrojnë garanci për trajtimin e këtij rasti. Kjo është provuar me shkresë të shërbimit të kardiologjisë në Shqipëri. Klienti është në spitalin e burgut.

 

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ata u akuzuan për korrupsion aktiv, nën dyshimet se kanë blerë vota në favor të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Sipas organit të akuzës, Beleri dhe Kokaveshi ofronin nga 5 deri në 20 mijë lekë në këmbim të votave, por kishte edhe premtime për pensione, si dhe nënshtetësi greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *