Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim...

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër persona

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri për vënien...

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat:...

Çmimi i lartë i naftës, Italia zgjat me një...

Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin e 13-vjeçares...

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo pjesë

Rutte: NATO është më e fortë se Rusia

Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Mashën

18 Nëntor 15:15

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbjan dhe Ahmet Mashën.

Çyrbja dhe Masha ankimuan vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyve.

Ish-deputeti socialist dhe Masha u arrestuan në datë 20 tetor, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc.

I akuzuar për vepra shumë të rënda penale nga dekonspirimi i operacioneve policore te përkrahja e autorëve të bandave, e korrupsion, sipas SPAK, Çyrbja ishte shndërruar në mburojën e krimit të organizuar.

Hetuesit thonë se të paktën në shtatë raste është provuar bashkëpunimi i tij me bandat, përmes aplikacionit të dekoduar, SKY ECC.

Një ndër personat që ish ligjvënësi socialist jo vetëm paralajmëroi, por edhe strehoi, ishte Altin Hajri, që drejtësia e kishte shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prenges.

Në këmbim ai mori mbështetje në vota kur kandidonte për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Çyrbja pretendon prokuroria, ishte angazhuar personalisht për të vënë në dijeni personat në kërkim, përmes ndërhyrjeve në agjenci të ndryshme të zbatimit te ligjit në vend, por edhe përmes kunatit të vëllait të tij, Ahmet Masha.

Edhe ky i fundit përfundoi në pranga në 20 tetor. Gjykata vendosi t’i linte të dy në burg, ndërsa u shpall në kërkim për të dytën herë edhe Altin Hajri. Nga kontrollet e ushtruata janë sekuestruar, pesë telefona celularë, një hard disk i jashtëm, një pajisje regjistrimi në formë pakete, 1,100 euro dhe dokumente pronësie.

Ndaj tyre rëndojnë tri akuza, korrupsion aktiv e pasiv, tregimi i sekretit shtetëror dhe përkrahja e autorit të krimit. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
ahmet masha jurgis cyrbja

Nga e njëjta kategori

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim nuk cenohet! Boçi: Ndarja e bashkive, për llogari të PS

më shumë...

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve

më shumë...

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje edhe nga ajri

më shumë...

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

6:32

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

6:18

Çmimi i lartë i naftës, Italia zgjat...

5:59

Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e...

5:32

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje...

5:31

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin...

5:04

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre...

4:58

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri...

4:52

Shpërthimi i bombulës së gazit në Lezhë,...

4:51

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo...

4:41

Rutte: NATO është më e fortë se...

4:32

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një...

4:20

Stuhi të fuqishme përfshijnë Italinë, një grua...

4:18

Parashikimi i motit për ditën e premte

3:50

Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në...

3:25

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

3:06

Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e jashtëzakonshme...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkësho...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.