E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Anxhela Peristeri, fjalë zemre për mbështetësit: Ju dua shumë, ndjesia më e bukur!

Këngëtarja Anxhela Peristeri, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, reagoi për herë të parë pas shfaqjes finale të shtunën.

 

Trofeu shkoi për rrokerët italianë, por Anxhela u shpreh se ajo fitoi dashurinë e qytetarëve.

 

Reklamë

Ajo i garantoi mbështetësit se rezultati i votimit nuk e ka mërzitur sepse i di shumë mirë vlerat që ka.

 

“Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për çdo mesazh që më keni dërguar dhe për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë në Eurovizion! Ju jam shumë mirënjohëse dhe sinqerisht është ndjesia më e bukur që kam përjetuar gjatë gjithë karrierës sime! Ishte një super eksperiencë që do e ribëja padiskutim shuuumëëë herë dhe do më mungojë shumë kjo ndjesi dhe ajo skenë! Ju dua shumë! ❤️ Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem se është çdo gjë politike, ju siguroj që nuk jam mërzitur fare! E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi. Unë e di se kush jam, me çfarë po paraqitem dhe çfarë meritoj dhe atë që më shumë doja, e mora pa kursim! Dashurinë tuaj ❤️Ju falënderoj që ishit krenarë për mua ????????????????????????????????????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë