E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Anulohet miqësorja e Shpresave/ Lojtarët e Sllovenisë të infektuar me koronavirus

Skuadra e shpresave e drejtuar nga Alban Bushi nuk do të zbresë në fushë këtë të enjte përballë 21-vjeçarëve të Sllovenisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit, e cila shpjegoi arsyet pse ky takim nuk mund të zhvillohet.

Shkak është bërë infektimi i disa lojtarëve të Sllovenisë me koronavirus. Në këtë situatë, pas konsultimit të dy federatave u vendos që skuadra sllovene të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren, si masë paraprake për të ruajtur shëndetin e lojtarëve.

Por pas anulimit të kësaj sfide, tekniku Alban Bushi ka programuar dhe dy miqësore të tjera, më datë 8 tetor përballë Apolonisë në stadiumin “Elbasan Arena” dhe dy ditë më vonë ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë