Subscribe

11 persona janë shoqëruar nga policia për vrasjen e 51-vjeçarit, Anton Keli në Rrëshen. Ata po merren në pyetje nga hetuesit pasi dyshohet se mund të kenë informacion lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë kontrolle të shumta janë ushtruar në disa zona të Mirditës ndërsa po kqyren të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve ku ndodhi krimi me qëllim identifikimin e autorëve.

Burime pranë grupit hetimor thanë për vizion plus se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e hakmarrjes. Po ashtu mësohet se ngjarja po ndiqet edhe nga prokuroria e posaçme kundër krimit e korrupsionit.

Viktima nuk njihej si person problematik dhe nuk ka pasur asnjëherë precedent penal. Hetuesit e lidhin ekzekutimi i tij, me sagën e vrasjeve që kanë ndodhur në qytetin e Rrëshenit gjatë viteve të fundit ku kanë mbetur të vrarë pesë pjesëtarë të fisit Reçi dhe atij Gjini.

Kjo pasi 51-vjeçari, Anton Keli, është i afërm i Tonin Gjinit, i cili u ekzekutua në 2019 në prani të familjarëve të tij, në qendër të Rrëshenit, si dhe i Preng Gjinit, i cili u plagos rëndë nga një shpërthim i telekomanduar më 15 shtator në tiranë.

 

Ngjarja ndodhi pasditen e të martës rreth orës 17:40 në qendër të qytetit të Rrëshenit. Anton Keli, kishte pak ditë që ishte kthyer nga gjermania për të kaluar festat e fundvitit me nënën e tij. Ai u qëllua me armë zjarri në trup nga persona të paidentifikuar sapo zbriti nga makina, ndërsa eci për rreth 40 metra në këmbë ku kërkoi ndihmë pranë një marketi. 51-vjeçari humbi jetën gjatë momentit që u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *