“Fermerët nuk kanë marrë asnjë litër naftë sepse të gjitha sipërfaqet që kanë në përdorim, naftën e marrin ata që kanë tapitë”
Aris Shkëmbi dhe Martild Lalollari në fshatin Sovjan të bashkisë së Maliqit, janë dy nga fermerët që kanë deri në 80 hektarë të mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore.
“Ne kemi marrë toka me qira, por naftën e merr i zoti i tokës. Unë të kam dhënë tokën thotë, nuk të jap naftën”.
“Nuk na japin ata që kanë tokat kartat e identitetit, tapitë, i bëjnë për vete”.
Te dy fermerët e njohur kërkojnë një zgjidhje nga pushteti lokal.
“Specialistët e komunoave të vijnë ta verifikojnë”.
Problemin e pranon edhe kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, por zgjidhjen më shumë se te institucioni që ai drejton e sheh te ministria e linjës.
“Patjetër që specialistët tanë e dinë siuatën, por kjo duhet zgjidhur me masa ligjore midis ministrisë së Bujqësisë dhe bashkive respektive për ta zgjidhur përfundimisht këtë ngërç”, tha kryebashkiaku.
Ne fushën e Maliqit ka më shumë se 130 fermerë të cilët kanë në përdorim një sipërfaqe më të madhe se 4200 hektarë dhe asnjë prej tyre nuk ka përfituar naftë pa akcizë./vizionplus.tv