E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Anija ushtarake vjen në Durrës, “Sancaktar” mund të mbajë tanke, mjete të blinduara dhe qindra forca

Në Portin e Durrësit ka mbërritur anija “Sanxhaktar”, pjesë e flotës ushtarake turke dhe e forcave të Aleancës Veri-Atlantike.

Kjo anije ndodhet në ujërat shqiptare si pjesë e një misioni të NATO-s.

E ndërtuar në vitin 2016, anija ka një gjatësi rreth 139 metra, ku mund të akomodohen deri në 20 tanke apo 24 automjete të blinduara, e po ashtu edhe rreth 350 forca të vendosura në bord.

“Sanxhaktar” është një anije strategjike që fuqizon kapacitetet amfibe dhe mbështetjen logjistike të Turqisë në Mesdhe dhe më gjerë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë