Ky është momenti i lëshimit te nje anijeje kozmike kineze me dy astronautë ne bord. Qëllimi eshte eksplorimi i hapësirës. Ky eshte misioni me i gjate i ndërmarre deri tani nga kinezet, pasi astronautët, do te qëndrojnë ne laboratorin hapësinor Tiangong-2 per nje periudhe njemujore. Anija Shenzhou 11 u ngrit nga qendra hapësinore Jiuquani ne shkretëtirën e Gobit dhe pamjet u transmetuan live ne televizion. Per vendin kjo shihet si pikënisje per te dërguar misione te tjera ne Hene, ose ne planetin Mars. Nisja e anijes eshte vleresuar e suksesshme dhe gjendja e astronautëve eshte e mire. Gjate periudhës se qëndrimit, do te kryhen eksperimente dhe do te studiohen teknologji qe lidhen me hapësirën. Presidenti kinez Xi Jinping tha se misioni do ta ndihmonte Kinen te shndërrohej ne nje fuqi hapësinore. Misioni do te jete pjese e nje plani me te madh per te patur nje sistem te përhershëm hapësinor deri ne vitin 2022. Kina ka rritur investimet ne programet e hapësirës dhe eshte vendi i trete pas Rusisë dhe SHBA qe kryen misione te tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *