E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Anglia ndryshon plan, vaksina për të hyrë në lokale dhe punë nga shtëpia

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të reja, për shkak të përhapjes së variantit Omicron të Covid-19.

 

Masat parashikojnë përdorimin e certefikates së vaksinimit për hyrjen në diskoteka dhe lokale ku mblidhen grupe të mëdha njerëzish, kthimin e punës nga shtëpia dhe shtrirjen e përdorimit të maskës në shumicën e vendeve të mbyllura.

 

Reklamë

Kryeministri theksoi se varianti i ri “po përhapet shumë më shpejt” se Delta dhe se rastet e Omicron mund të dyfishohen çdo dy ose tre ditë.

 

Sipas masave të reja, nga e hëna e 13 dhjetorit britanikët do të këshillohen të punojnë nga shtëpia kudo që të jetë e mundur. Ndërsa detyrimi për të mbajtur maska ​​në ambiente të mbyllura fillon nga e premtja 10 dhjetor dhe këtu përfshihen teatrot dhe kinematë.

 

Leja e gjelbër do të prezantohet brenda një jave. Zbatimi i një plani alternativ ndaj bastit të të ashtuquajturit Plan A, i fokusuar i gjithi në fushatën masive kombëtare të vaksinimit, vjen pasi ekzekutivi ishte përpjekur ta shmangte atë pavarësisht indikacioneve të shkencëtarëve për të vendosur më shumë kufizime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë