Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka vënë në shitje një pikturë të Churchill që kryeministri britanik i kishte dhënë presidentit amerikan Roosevelt, e krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo ka vendosur ta shesë pesë vjet pas divorcit dhe kap vlerën 3.4 milionë dollarë.

Churchill pikturoi “Kullën e Xhamisë Koutoubia” në Marrakech, Marok, pasi mori pjesë në Konferencën e Casablancas në janar të vitit 1943, dhe ia dha Presidentit të SHBA-së, Franklin D. Roosevelt.

Pas vdekjes së Roosevelt në 1945, piktura kaloi në duart e djalit të tij Elliot, i cili ia shiti atë një koleksionisti privat në 1950. Në vitin 2011, vepra u ble nga Brad Pitt dhe Angelina Jolie nga një tregtar antik në Neë Orleans. Piktura pritet të dalin në shitje në 1 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *