Subscribe

Grupi i rithemelimit çon në SPAK përmes një padie për aferë korruptive, Eko-Parku-n në qytetin e Durrësit.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, nënkryetari Oerd Bykykbashi, deklaroi se nga 19 milionë euro që u tenderuan, rreth 12.5 milionë euro shkuan në xhepat e atyre që arkitektuan këtë afire.

“U vunë në dispozicion 19 milionë euro. U prish e gjithë procedura e tenderimit për t’u bërë një negocim pa shpallje dhe për ta marrë përsëri Klodian Zoto, nëpërmjet një kompanie të ngritur përmes shoferit të tij. Si në shumë aspekte të tjera, Edi Rama është kujdesur që përmes kësaj afere t’i mbyllë gojën edhe kundërshtarëve të tij politikë”, tha Bylykbashi.

Duke sulmuar kryeministrin Rama me akuzat se ka ndërtuar një mekanizëm gjigant korrupsioni edhe të administratës, “Rithemelimi” i kërkon SPAK që të hetojë çështjen.

“27 dhjetor 2019 lidhet kontrata e AKUM me Demare Victoria Invest me fond të plotë 19 milionë dollarë. Pesë muaj më vonë në 14 maj 2020 nuk kishte filluar asnjë lloj punimi civil në vend-depozitimin e mbetjeve në Durrës. Demare Victoria Invest i cili kishte fituar kontratën në vlerën e plotë lidh një kontratë nënkontraktimi me kompaninë ArdCom Shpk në pronësi të Denis Ymerit për të kryer të gjitha punimet e Eko-Parkut me shumën 6.5 milionë dollarë”, tha anëtari i Kryesisë, Eno Bozdo.

Sipas “Rithemelimit” përgjegjësia dhe aktorët e përfshirë janë në nivelet më të larta, duke filluar nga kryeministri Rama, e vijojnë te ministri i Financave dhe  institucione të tjera që punuan  për jetëzimin e këtij projekti. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *