Pas largimit të Nasip Naços dhe Gledion Rehovicës nga LSI-ja e Beratit, një grup të rinjsh në qytetin e Beratit që pretendojnë se kanë qenë pjesë e strukturave të LSI-së kanë dalë në mënyrë demostrative në rrugë, dhe kanë shpallur kalimin në gjirin e Partisë Socialiste.

 

Të rinjtë deklarojnë se LSI-ja është kthyer në partinë e shërbëtorëve dhe kushërinjve të Metës dhe Kryemadhit, dhe tashmë ata nuk e gjejnë më veten e tyre brenda saj.

 

“Sot me LSI-në nuk na lidh më asgjë, sepse nuk përfaqëson asgjë tjetër veç intereasave familjare, duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtor i familjes së udhëheqjes. Të gjithë kandidatët për deputetë janë ose kushërinj të Metës ose shërbëtorë të Monikës. Ne të gjithë se bashku kemi vendosur të ikim nga shtepia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, dhe do ti bashkohemi Partisë Socialiste. Ne nuk jemi më të përfaqësuar në LSI”, , thotë Altin Kazazi.

 

Menjëherë pas takimit në rrugë të rinjtë janë zhvendosur drejt selisë së Partisë Socialiste dega Berat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *