Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, i cili e cilësoi anëtar të organizatës kriminale për “Toyota Yaris”.

 

Basha tha se këto trillime nuk fshehin dot të vërtetën e Berishës, ndërsa theksoi se e vetmja dosje dhe e vetmja çështje është ajo “non grata” nga SHBA.

 

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkuan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *