Anderleht arrin fitoren e pare ne fazën e playoffit ne kampionatin belg. Skuadra nga Brukseli arriti te merrte tre pike ne fushen e vështire te Charlerua duke fituar me rezultatin 2-1.

 

Takimi i cili u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring, filloi ne mënyrën me te mire per miqtë, te cilët gjeten avantazhin qe ne minutën e 3 me japonezin Morioka i cili shfrytëzoi mjaft mire nje pasim te Markovic. Vendasit ne sulm per golin e barazimit, por Anderlehet ja doli te administronte rezultatin deri ne përfundim te pjesës se pare. Gjithsesi presioni i vendasve u konkretizua me fillimin e pjesës se dyte kur Baby pas nje pasimi te Nurio Fortuna ktheu gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 47.

 

Por heroi i skuadrës nga kryeqyteti belg do te ishte Lukas Toedorcik. Ne nje sulm pa shume pretendime, polaku u pengua ne zone ndërsa gjyqtari kryesor beri me shenje nga pika e bardhe e penalltisë, ndërsa ishte Teodorcik qe e ktheu ne gol duke kaluar përsëri ne avantazh Anderlehtin. Deri ne minutat e fundit skuadra e teknikut Vanhazebryk arriti t’i bënte ballë te gjitha sulmeve te Chaerlura duke u larguar me tre pike nga nje fushe e vështire.

 

Anderleht pas kesaj fitoreje ngjitet i vetem ne vendin e dyte me 31 pike, 6 me pak se kryesuesit e Club Bryzh qe kane nje ndeshje me shume per te zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *