Analizimi i pamjeve satelitore/ “Koronavirusi mund të jetë përhapur në gusht të 2019”

Koronavirusi mund të jetë përhapur në Wuhan të Kinës që në muajin gusht të vitit të kalur. Ky hamendësim ka dalë nga një studim i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe Universitetit të Shëndetit Publik në Boston, të cilët analizuan fotografite satelitore të makinave jashtë spitaleve.
Pretendimet e tyre janë bazuar në imazhet e kapura në mes të janarit të vitit 2018 deri në prill të vitit 2020, dhe konstatuan një numër të lartë automjetesh në spitale gjatë gushtit të vitit 2019.
“Rritja e trafikut spitalor dhe te dhenave per kerkim te simptomave ne Vuhan i paraprijne fillimit te dokumentimit te pandemise COVID-19 ne dhjetor te vitit 2019. Nuk mund te konfirmojme nëse rritja e eshte e lidhur drejtpërdrejt me virusin e ri, por deshmite tona i mbeshtesin hulumtimet e fund”, thuhet në studim.




