Subscribe

Gazeta Express dhe T7 kanë publikuar projeksionet e para të sondazhit realizuar nga kompania e kontraktuar. Sipas atyre shifrave, ajo e cila prin bindshëm është Lëvizja Vetëvendosje, duke kaluar mbi 50% të votave. LVV, pasohet nga PDK-ja me 16.94% dhe LDK-ja me 15.97%. Më tej, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas shifrave në sondazh, do të mund të sigurojë vetëm 6.98%.  Kompania e kontraktuar ka kryer sondazhe në 11 qytete në Kosovë që përbëjnë 62% të popullsisë, derisa në vendet rurale ende po punohet.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh se VV do të marrë vota nga LDK dhe PDK. Gjithashtu, Spahiu shtoi se për zgjedhjen e presidentit do të mund të ketë një aleancë VV-AAK.

“Pak a shumë, nga përshtypjet e mia iu përngjajnë sondazheve. Mendoj që VV sillet diku afër 50%, por sidoqoftë ky është një realitet i njohur tashmë nga të gjithë në Kosovë. Votat do ti marrë nga LDK dhe PDK.

Mendoj që do të ketë patjetër nje koalicion mes VV dhe AA për arsyen që të zgjidhet çësthja e presidentit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *