Subscribe

Ish zv/ministri i Financave, Elton Harxhi është i mendimit se nisma e amnistisë fiskale duhet të jetë e mirëmenduar në mnëyrë që të jetë alternativa e fundit që ofrohet me qëllim legalizimin e parave të padeklaruara. 

Kjo do të thotë se kuadri ligjor, sic është fiskalizimi, forca e ligjit apo ligji i shkëmbimit automatik i të dhënave duhtet të zbatohen me seriozitet në mënyrë që amnistia të jetë e efektshme.

Sipas Harxhit amnistia duhet të fokusohet më së shumti tek komuniteti i biznesit, pasi emigrantët nuk janë një kategori potenciale.

Por pikyetja që shoqëron këtë iniciativë është ndarja e parave që vijnë nga puna në raport me ato që vijnë nga aktivitete kriminale.

Kryeminsitri zyrtarizoi nismën e amnistisë fiskale pikërisht në një moment, kur të hyrat në buxhet nga tatimet dhe doganat janë tkurrur ndjeshëm për shkak të situatës së vështirë ekonomike, situatë e cila pritet të jetë e zymtë edhe në muajt në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *