Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dorëzuar në Kryeministri projektligjin për Amnistinë Penale.

 

Manja bën me dije se numri i të dënuarve që do përfitojnë liri do të rritet, duke arritur në 620 persona.

 

‘Ju bëjmë me dije se ditën e sotme, date 30.11.2023, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kryeministri versionin përfundimtar të Amnistisë, ku janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

 

Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në datën 30.11.2023, duke e rritur numrin e përfituesve në rreth 620 të dënuar.

 

“Kemi reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar” – theksoi ministri Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *