Subscribe

Brenda muajit korrik qeveria do të dërgojë për miratim projektligjin për amnistinë fiskale.  

Sipas ministres së financave Anila Denaj, amnistia do të ketë në fokus bizneset, ndërsa u bëri thirrje këtyre të fundit që ta shfrytëzojnë atë si një mundësi për të arritur në vitin zero.

ANILA DENAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

Në 30 vjet ekonomi të hapur ne kemi pasur situata ku biznese të ndershme kanë lejuar vetveten të krijojnë pasqyra financiare jo reale ashtu sikurse dhe sistemi i administratës tatimore i ka lejuar këto gafa. Nuk po gjykojmë por ne po themi që biznesi ka te drejtën të ketë një falje kur këto procese dhe bizneset të cilat i kanë ndërtuar me një punë të ndershme t’i lehtësojmë nga kjo barrë e dy bilanceve nga një barrë e dy pasqyrave të cilat sot  nuk e ndihmojnë as të marri kredi sovrane as të marri një kreditim për rritjen ekonomike

Ministrja tha se zbatimi i ligjit të amnistisë pritet të zgjasë nga 9 deri në 12 muaj dhe ka si synim formalizimin e ekonomisë.

Marrëdhëniet me punonjësit në të gjithë territorin e Shqipërisë kanë handikape kanë problematika një numër i përgjithshëm prej gati 50 përqind të inspektimeve tregojnë që janë  në shkelje të respektimit të formalizimit ai që quhet informaliteti tek marrëdhëniet e punës të gjithë e dijnë që ekziston duhet të ketë një vit zero

Deklaratat ministrja Denaj i bëri nga Korça, pas një takimi që zhvilloi me kryebashkiakun Sotiraq Filo në lidhje me planin e masave të ndërmarra për situatën e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *