Ekspertët e ekonomisë dhe financave publike në Partinë Demokratike i treguan misionit të FMN shqetësimet e tyre për ekonominë shqiptare. Në një takim online, demokratët u shprehën se mijëra biznese kanë falimentuar dhe është rritur numri i të papunëve.

 

Gjithashtu, ata thanë se prodhimi industrial ka rënë me 11.2%, investimet e huaja direkte me 100 mln euro dhe besimi në ekonomi me 50.2 pikë përqindje. Duke akuzuar qeverinë se ka bërë shumë pak për të mbështetur të prekurit nga kriza ekonomike, ekspertët e PD e vunë theksin edhe tek aministia fiskale. Këtë nismë e quajtën si të pavend dhe paralajmëruan se demokratët do ta zhbëjnë kur të ngjiten në pushtet.

 

“Amnistia Fiskale dhe Penale është një nga shqetësimet kryesore që i vjen vendit në kushte pandemie. Kjo nismë ligjore jo vetëm është tërësisht e pavend për situatën ekonomike dhe dëshpuruese që ka vendi por është një tjetër shenjë hipokrizie e qeverisë. Nëse ky ligj miratohet me qëllimin e vetëm për të ndihmuar trafikantët e drogës dhe ato që duan të pastrojnë parà, qeverisja e ardhshme e Opozites së Bashkuar do ta abrogojë duke përfshirë edhe efekte prapavepruese në ligj.”

 

Një tjetër temë për të cilën folën përfaqësuesit e PD me misionin e FMN ishte edhe për koncesionet e PPP. Për demokratët, koncesionet vënë në rrezik buxhetin e shtetit. PD deklaroi se kriza ekonomike shqiptare do të kalohet vetëm përmes konkurrencës së lirë, luftës ndaj vjedhjeve dhe abuzivizmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *