Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale.

 

Ahmetaj theksoi se nuk do të ketë asnjë mundësi që personat e dënuar të mund të pastrojnë paratë. Zv. Kryeministri e ka cilësuar si një instrument të jashtëzakonshëm amnistinë fiskale.

 

“Dëmi mund të shkojë edhe 9% i GDP nga tërmeti. E dyta është pandemi. Edhe pse Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminë, por goditjet ekonomike kanë qenë të ndjeshme shumë. E treta është kriza ekonomike për shkak të sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Inflacioni që është më i lartë tek familjet me të ardhura të ulëta. Kërkon instrumente të jashtëzakonshme.

 

Amnistia është instrument i jashtëzakonshëm. Shumë i rrallë dhe një herë në jetë. Tenton të garantojë likuiditetet në një situatë me risqe. Dua ta sqaroj për të gjithë se nuk bëhet fjalë se dikush që ka qenë i dënuar për vepra penale deklaron të ardhura. Aty tek kategoritë e përjashtuara do shikohet se këto kategori janë të përjashtuara. Ecim me prezumimin e pafajësisë dhe deklarimit global të mos pasurit cënim.”tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *