E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ambulanca niset për një urgjencë, por përplas gruan

Ambulanca e spitalit rajonal të Vlorës u nis për një rast urgjence por përfundoi në burim aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në qytetin bregdetar. Spitali i Vlorës mori një telefonatë per nje rast emergjence.

Reklamë

Teksa eshte nisur me shpejtesi per tek rasti i lajmeruar, ambulanca ka goditur rruges nje grua rreth moshes 60 vjeç.

Mësohet se ambulanca ka qene me shpejtesi ne korsine e emergjences, teksa gruaja e kishte probleme me degjimin, dhe nuk e ka degjuar sirenen e ambulancës.

Mjeti spitalor nuk ka arritur te frenoj ne kohe duke aksidentuar 60 vjecaren. Aksidenti ka ndodhur në rrugen e spitalit rajonal te Vlores.

Gruaja mori fillimisht ndihmen e shpejtë nga stafi i urgjencës që ishte brenda në ambulancë dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë më të specializuar.

Fatmirësisht e plagosura është jashtë rrezikut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë