Subscribe

Ndërtohet paraprakisht dinamika e aksidentit tragjik në afërsi të Rinasit, ku një ambulancë u perplas me një makinë tjetër, duke lënë të vdekur pacienten që ishte brenda dhe disa të plagosur rende.

 

Sipas te dhenave paraprake rreth ores 23.30 te se shtunes, ne rrugen me drejtim levizje nga aeroporti ďrejt mbikalimit te Kasharit, shtetasi Ilir Shullaz , 56 vjec, duke drejtuar autoambulancen si rezultat i parakalimit te gabuar qe ka bere është përplasur me automjetin “Golf 5” me targe AB827AS, qe drejtohej nga shtetasi Antigon Besnik Abazi, 28 vjeç, banues ne Fushë Krujë.

 

Nga verifikimi per alkool, ky shtetas qe ishte shofer i “Golf 5” rezultou ne masen 0.27mg/l dhe prova dyte 0.28mg/l. Makina e dy të rinjve po qarkullonte me drejtim nga mbikalimi i Kasharit per ne drejtim të aeroportit. Nga perplasja mes dy mjeteve, ambulanca është përmbysur në rruge. Si pasoje e aksidentit, ka gjetur vdekjen brenda ne ambulance Anila Berdaku, rreth 42 vjec, e cila ishte nisur nga Fushë-Kruja për në Tirane, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

 

Po ashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i ambulances, Ilir Shullazi, ndaj të cilit është marrë kampion gjaku per verifikimin per alkool. Jashtë rrezikut janë infermieri i ambulancës Arjan Agim Balluku, 30 vjeç, si dhe pasagjerja e ambulancës, Marsida Agim Berdaku 1989, banuese në Fushë-Krujë.

 

Nga automjeti “Golf 5” ndodhen në spital jashtē rrezikut drejtuesi i mjetit dhe në gjendje te rende pasagjeri, Ymerlind Ilir Gashi, 21 vjeç banues Fushe-Kruje, i shtruar ne Spitalin e Traumes. Prokurori Shpetim Garunja ka vendosur që drejtuesi i ambulances, Shullazi, te ndiqet ne gjendje arresti, ndersa drejtuesi i mjetit “Golf 5”, Antigon Abazi, do te ndiqet ne gjendje te lire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *