E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasadorja Kim thirrje qytetarëve: Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve

Ambasadorja amerikane ne Tirane Yuri Kim u ka bere nje apel qytetareve per zgjedhjet e 25 prillit.Ne nje postim ne rrjetin social twitter diplomatja amerikane ka shperndare faqen e re te KQZ ku qytetaret mund te denoncojne cdo presion per voten; duke terhequr vecanerisht vemendjen tek ndikimi I grupeve kriminale.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

Reklamë

 

“Mos e shisni të drejtën tuaj. Mos e dorëzoni fuqinë tuaj tek kriminelët. Vetëm ju mund të zgjidhni të ardhmen tuaj.”

 

Ambasadorja amerikane ne Tirane Yuri Kim eshte nje prej zerave me te forte ne mbrojtje te standartit te zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit. Gjate javeve te fundit ajo u ka bere shpesh apel partive politike te mos kandidojne persona me rekorde kriminale si dhe  te shmangin incidentet gjate fushates zgjedhore .

 

Por pervec apelit, diplomatja ka paralajmeruar se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa ndaj atyre që nxisin dhunën, nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, dhe përpiqen të  minojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Më shumë video

Reklamë