Ambasadorja e SHBA-vë në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të enjte një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Në një postim në “Twitter”, diplomatja u shpreh se ata diskutuan për rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Ndërsa theksoi se SHBA do të vazhdojnë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi.

“SHBA do vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi. Duhet të përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë”, thuhët në reagimin e ambasadores.

Takimi i diplomates amerikane vjen pas përplasjeve të vazhdueshme mes presidentit Ilir Meta dhe Dvoranit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *