Pas mesazhit të Ambasadës së SHBA, ku uroi aplikantët e kualifikuar për në BKH që do të nisin trajnimin, diplomatja amerikane, Yuri Kim shprehet se Reforma në Drejtësi po ecën përpara.

Kim vlerësoi edhe institucionet e tjera të reja të drejtësisë, për të cilët thotë se po funksionojnë dhe vijojnë punën.

“SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuri dhe duke vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon. Gjykata e Lartë është duke shqyrtuar raste. Vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse djemtë e këqij nuk e duan atë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *