Dialogu mes Kosovës dhe Sebisë për korrigjimin e kufijëve duket se ka marrë dhe mbështetjen e Kanadasë.

 

Ambasadorja e Kanadasë në Serbi, Katie Caba në një intervistë të dhënë për median serbe “Blic”, deklaroi se dialogu Beograd-Prishtinë është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

 

“Ne shpresojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sa i përket demarkacionit nga perspektiva e dikujt që vjen nga një vend multikulturor dhe ne nuk mendojmë se gjetja e një kufiri etnik është domosdoshmërisht zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje”

 

Sipas saj, krijimi i një linje të re ndarëse për të pasur komunitete etnikisht më të pastra nuk është një hap logjik që çon përpara.

 

Caba ka shtuar se marrëveshja mes dy vendeve ofron mundësinë për bashkimin e Serbisë me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *