Subscribe

Ambasadorja e re franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq ka kërkuar plotësimin e kushteve të vendosura nga BE për Shqipërinë me qellim mbajtjen e konferencës së parë ndërqevitare për negociatat. Diplomatja ka vlerësuar ecurinë e reformave, por ka kërkuar të bëhet më shumë veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit.

 

 

ELISABETH BARSACQ

AMBASADORE E FRANCES NE TIRANE

Tani jemi në një periudhë tjetër. Duhet ta kemi të gjithë parasysh se në mars të këtij viti Këshilli i Europës vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen. Dhe tani po shohim si do të negociojmë në të ardhmen. Ne jemi gjithmonë të mendimit se duhet të hapen negociatat. Siç e dini ka kushte për të plotësuar: siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit.

Ambasadorja theksoi se procesi integrimit nuk varet nga vendet e BE, por nga Shqipëria, e cila duhet të binde edhe skeptikët.

 

Kjo nuk varet as nga Franca, as nga Kroacia, apo Polonia, kjo varet e gjitha nga Shqipëria. Mendoje se Shqipëria i ka të gjitha shanset për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Kur isha në Paris dhe po informohesha unë thashë se do të bëj çdo gjë që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Por kjo nuk do të thotë që Shqipëria të mos bëjë detyrën e vet. Dhe kjo është detyra që i dhashë vetes dhe ma dhanë porosi. Mesazhi që më dhanë si ambasadore: shko atje dhe bëj ç’është e mundur që Shqipëria të jete pjesë e BE.

 

Deklaratat ambasadorja i bëri gjatë një takimi që pati në aleancën Franceze në Elbasan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *