Subscribe

Ambasadorja e Shteteve të bashkuara  të Amerikës në Tiranë, Yuri kim , i bëri thirrje të gjithë prokurorëve që të mbrojnë shtetin ligjor, duke i dhënë njëherë e mirë fund pandëshkueshmëruisë.

Në  një konferencë që kishte ne fokus sfidat e organit qendror te akuzës në dritën e reformës në drejtësi”, diplomatja e lartë vërejti se reformat që po ndërmerr Shqipëria janë shumë të rëndësishme.

 

YURI KIM

 

AMBASADORE E SHBA NE SHQIPERI

 

“Ndërsa ju bëni ndryshimet të gjithë ne e kuptojmë se reformat që po ndërmerren janë të rëndësishme, por të vështira. Reforma në drejtësi solli ndryshime, tani është koha që prokurorët të rifitojnë besimin e publikut. Themelimi i SPAK dhe BKH është hap vendimtar që do të ketë një qasje pro aktive ndaj hetimit dhe ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shqipëria duhet të mbrojë shtetin ligjor, kjo nuk është një zgjedhje, kjo është një kërkesë. Kjo duhet t’i japë fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit, sepse këto janë dy pengesat që po e ndalojnë Shqipërinë që të bëhet aq e madhe sa ç’mund të jetë”

 

Sipas ambasadores Kim , prokurorët duhet të përdorin mjetet e drejta të drejtësisë, për të mos lejuar fajtorët të shpëtojnë dhe të pafajshmit të vuajnë.

 

“Përdorni mjetet e drejta të reformës në drejtësi. Merrni në dorën tuaj dhe përdorni fuqinë e plotë për të bërë më të mirën. Mos lejoni fajtorët të shpëtojnë, mos lejoni të pafajshmit të vuajnë. Shërbejini profesionit tuaj me nder dhe SHBA do të qëndrojë krah jush”

 

Për shkak të mungesës të gjyqtarëve e prokurorëve dhe faktit që ende nuk janë ngritur të gjitha institucionet e reja, prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi se nuk ka një perspektivë të qartë  të kohës se kur sistemi do të funksionojë me kapacitet të plotë.

 

OLSIAN ÇELA

 

PROKURORI I PERGJITHSHEM

 

“Edhe pse procesi i vettingut nuk ka arritur ende në mesin e rrugëtimit të tij nga pikëpamja sasiore, organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota’.

 

Drejtuesi i prokurorise se posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  , Arben Kraja u shpreh se është i ndërgjegjshëm se njerëzit presin rezultate në luftën kundër krimin dhe korrupsionit në nivele të larta, por ai kërkoi kohë.

 

ARBEN KRAJA

 

DREJTUESI I SPAK

 

 “Të gjithë njerëzit presin rezultate. Prokurorët e SPAK janë të përgjegjshëm do të jenë të matur dhe bazuar në prova, që nuk do të diskutohet. Kjo kërkon kohën e duhur.”

 

Ndërkohë në konferencë ishte e pranishme edhe  Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj  e cila theksoi  se vettingu është një proces i vështirë, por jetik për besueshmërinë e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *