Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të mëdha në...

“Mbi 10 milionë euro gropë”, humbja që solli tronditje...

“IA mund të na vrasë të gjithëve”, studiuesi i...

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë...

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas:...

Rama: Do mbështesim në programin e strehimit emigrantët që...

Rama prezanton 6 programet e reja të strehimit: Nga...

“Strehimi, problem i madh evropian”, Rama prezanton programin “Rilindja...

Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë familje kanë...

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann viziton Autoritetin dhe mbështet misionin e tij të zbardhjes së të shkuarës komuniste

12 Janar 10:24

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadorja . Christiane Hohmann zhvilloi vizitën e saj të parë për këtë vit në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Vizita vjen disa ditë pas  emërimit të znj. Gentiana Sula, kryetare.

 

Delegacioni dhe kreu i saj  u prit nga kryetarja dhe  anëtarët e Autoritetit, ku u njohën nga afër me punën e institucionit, sfidat e tashme e të ardhme, dhe me hapësirat e reja ku zhvillon veprimtarinë Autoriteti.

 

Bashkëpunimi mes AIDSSH dhe BE në projektin “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzicionale dhe të pajtimit; të zhdukurit në komunizëm”, zbatuar me ICMP,  si dhe finalizimin e produkteve si udhërrëfyesi për  drejtën e  familjarëve në inicimin e praktikave për qartësimin e të fatit të familjarit të të zhdukurit, raportimin e lokacionit etj. ishte në qendër të bisedimeve.

 

Në kuadër të kësaj vizite u diskutua edhe lidhur me përfundimet e Progres- Raport e BE-së për vitin 2021, për zbatimin e  të drejtave themelore në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur në komunizëm në të cilin theksohet se “zgjidhja e rasteve ka mbetur e ulët pjesërisht për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe burimeve dhe vullnetit politik për të krijuar një mekanizëm efikas të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje.”.

 

Kryetarja informoi se në drejtim të kësaj çështje Autoriteti ka punuar dhe është në pritje të miratimit të një VKM-je e cila rregullon procedurat për identifikimin dhe rikuperimin e personave të zhdukur. Ky akt normativ është vendimtar dhe përcakton rolin e secilës palë në këtë proces, në lidhje me urdhrin e zhvarrosjes për zonat e dyshuara ku mund të gjenden mbetjet mortore të personave të zhdukur, apo të gjetur. Në këtë kuadër, Autoriteti po bashkëpunon me zyrën e OSBE-së,  BE-në dhe Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) për ta shtyrë procesin përpara.

 

Në përfundim, kryetarja  dhe anëtarët e Autoritetit i kërkuan mbështetje  kreut të Delegacionit të BE-së për punën e Autoritetit.

 

Kreu i Delegacionit të BE-së, Ambasadorja Christiane Hohmann, në fjalën e saj shprehu mbështetjen e për mandatin e Autoritetit dhe vlerësoi punën e deritanishme.

 

“Mbi të gjitha faleminderit për këtë vizitë dhe që më treguat të gjitha aspektet e Institucionit tuaj. Kjo për arsye se, ashtu siç e kisha kuptuar edhe vetë në fakt, ju jeni shtylla kurrizore e historisë moderne të Shqipërisë se nuk po flasim për një histori që ka ndodhur 200-300 vjet më parë, por për një histori që është e kohëve të fundit. 

 

E gjithë puna që keni bërë është jashtëzakonisht e çmueshme për të tashmen dhe të ardhmen.  E gjithë kjo punë qe fokusohet në të shkuarën fare të afërt kontribuon në kujtesën kolektive të kombit. Prandaj mendoj  se ju duhet të jeni shumë krenarë”,– tha në fjalën e saj, kreu i Delegacionit të BE-së,

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
autoriteti i dosjeve BE Christiane Hohmann Komunizem

Nga e njëjta kategori

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

më shumë...

Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e jashtëzakonshme e 271 gjyqtarëve, çfarë u diskutua

më shumë...

19 vatra zjarri në vend, 10 ende aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

më shumë...

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro”, Rama: 4 mijë çifte të reja do të pajisen me çelësa

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:25

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

3:06

Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e jashtëzakonshme...

2:55

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të...

2:54

19 vatra zjarri në vend, 10 ende...

2:27

“Mbi 10 milionë euro gropë”, humbja që...

2:27

“IA mund të na vrasë të gjithëve”,...

2:21

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën...

2:16

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të...

2:14

Rama: Do mbështesim në programin e strehimit...

2:07

Rama prezanton 6 programet e reja të...

1:57

“Strehimi, problem i madh evropian”, Rama prezanton...

1:41

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?

1:39

Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë...

1:30

Mashtrim përmes Call Center-ave, SPAK zbaton 8...

1:13

Avokatët britanikë kërkuan takim me Veliajn, SPAK...

1:05

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë,...

12:58

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon...

12:50

Bojkoti i seancave nga gjyqtarët dhe avokatët,...

12:44

Kallëzimi i gjyqtarëve për Petrit Malajn në...

12:41

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo...

Më të klikuarat

  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.