Krijimi i ushtrisë së Kosovës mes kundërshtive të shumta është një nga hapat më të guximshëm.

 

Ky është një vendim që nuk është pritur mirë nga Serbia, për këtë nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë në zhvillim e dialogun Prishtinë-Beograd.

 

Për të folur më shumë në lidhje me këtë vendim historik për Kosovën, në edicionin e lajmeve në Vizion Plus, ka qenë ambasadori i Kosovës në Tiranë Syle Ukshini.

 

Zoti Ukshini Kosova, këtë të premte shënoi ndoshta ngjarjen më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë, çfarë vjen pas krijimit të ushtrisë ?

 

Pavarësia e Kosovës është deklaruar në vitin 2008 dhe një komponent që plotëson shtetin është dhe ushtria, ishte një nevojë e kaheshme një domosdoshmëri. Një shtet është ose jo i plotë dhe ushtria krahas ministrisë së Jashtme është shtylla e domosdoshme për shtetin e Kosovës. Unë mendoj se vetë ngritja dhe themelet e kësaj ushtrie janë mbi një metodologji dhe mbi ndihmën që ka ofruar me standarte evropiane NATO. Është një ushtrie re me kadet të ri që është formuar në të gjithë vendet me demokraci të konsoliduar, por është një ushtri që ka një synim dhe një vokacion për të ecur drejt integrimit në NATO. Ne jemi këtu në rajon dhe i gëzohemi jo vetëm ushtrisë së Kosovës që të ecë drejt NATOS, por ne i gëzohemi edhe anëtarësimit të Maqedonissë, të Malit të Zi këto zhvillime tregojnë se rajoni po shkon drejt stabilitetit afatgjatë dhe unë mendoj se po i shtohet edhe një gur i paqes në atë godinën e madhe të paqes në Rajon. Kjo është si Pavërsia e Kosovës e cila ka krijuar paqe në rajon kjo tregohet dhe me krijimin e ushtrisë.

 

NATO ka shprehur keqardhjen për vendimin duke e quajtur atë të nxituar, ndërsa SHBA e ka përshëndetur, përse ky qëndrim i ndryshëm mes aleancës dhe Uashingtonit ?

 

Unë jam diplomat dhe NATO fatmirësisht nuk ka dalë kundër disa kanë thënë se nuk është koha, dhe unë në një situatë të tillë natyrshëm mund të më lindë pyetja Kur? Natyrisht ju nuk mund ti thoni askujt se kur është koha, pasi ju e dini se Kosova ka pritur me durim të jashtëzakonshëm, jemi 10 vjet gati  11 vjet pas shpalljes së pavarsisë Kosovës dhe 20 vjet nga çlirimi. Kosova ka treguar shumë durim dhe ju nuk mund të shkolloni kader në Amerikë, në Gjermani dhe gjithandej në botë dhe ti thoni se ti i ke 30 vjet prit çfarë të ngutet, por shteti ka një qëllim koha ka një limit dhe unë mendoj se Kosova ka prit ne kemi prit në këtë rrugëtim shumë dekada, kemi pritur 100 vjet dhe liria jonë është dhe liria për të krijuar ushtrinë. Godina me shtetsinë e Kosovës është me ushtrine dhe ato që hezitojnë bëjnë një padrejtësi sepse shqiptarët nëse nuk do të rrështohen me ushtrinë e tyre ku duhet të rreshtohen.

 

Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka alarmuar Serbinë, si do të ndikojë ky vendim në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd. A rrezikon që të bëhen hapa pas sa i takon dialogut ?

 

Beograd-prishtinë natyrisht më vjen keq sepse tregon një mendësi të së kaluarës, unë jam pjesë e atij brezi që ka përjetuar shumë gjëra. Beogradi është i shqetësuar dhe kur ne jemi çliruar kjo është për të ardhur keq sepse tregon një mendësi dhe një kontaminim dhe tregon një vazhdimësi të politikave të vjetra. Ju nuk duhet të harroni e mbai mend se nëse dikush duhet që të ndërshkohet në rajon për të mos pasur ushtri unë mendoj se është shteti fqinj, Beogradi. Ju e dini se serbia ka bërë krime të papara që nga Lufta e Dytë Botërore jo vetëm në Kosovë por dhe në Bosnjë dhe në Kroaci dmth, ka bërë dhe ndaj atyre njerëzve që kanë një ngjashmëri etnike, fetare dhe kulturore, sepse ka qenë ushtri që ka luftuar për idenë e Serbisë së madhe, unë po e them këtë sepse pikërisht kjo aleancë e ka goditur këtë aleancë vrastare të suhtrisë serbe. Shumë gjeneralë serbë janë në gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit disa prej tyre mjerisht janë sot akoma në ushtrinë serbe. Unë mendoj që të drejtohet nga prishësit e paqes janë në Beograd.

 

Presidenti i Kosovës Thaçi nuk ka hequr dorë nga teza e korrigjimit të kufijeve, është kjo zgjidhja e vetme për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë?

Unë nuk e di se çfarë ka thënëpër korigjim, di se ka thënë për demarkim të kufirit dhe unë mendoj se presidenti Thaçi ka një eksperiencë të jashtëzakonshme që nga Rambuje që këtu e 20 vjet më parë, dhe besoj se në formimin e ekipit negociator Kosova do të ketë një përfaqësim të qartë. Nervozizmi në beograd mendoj se është se ka lidhje me faktin se ato kanë menduar që ta bëjnë pjesë të agjendës edhe negociatat e ushtrisë, prandaj formimi i ushtrisë së Kosovës tregon se tashmë Kosova është e pandashme, është e njohur ndërkombëtarisht ndërsa sa i përket demarkimit është një çështje që ju përket ekspertëve. Me ngritjen e çështjes së Luginës së Preshevës presidenti i Kosovës ka dhënë një sinjal se nëse ekziston një komunitet, një popullatë i shtypur më shumë sot për sot në Evropë janë shqiptar e Preshevë, që akoma trajtohen si qytetarët të rendit të dytë dhe të drejtë pa asnjë të drejtë. Mendoni që atyre njerëzve ju mohon gjërat më elementare kombëtare që janë të papërfytyrueshme që kanë jetuar në atë rajon. Unë them se është një ditë e madhe dhe fakti se Mali i Zi dhe kroacia janë pro dhe Shqipëria që dihet tashmë se ka qenë dhe mbështetëse e konsolidimit të shtetësisë sonë, do të shihet shumë shpejt se kemi fituar një komponent një forcë ushtarake që do të jetë krah NATO-s do të prodhojë dhe do të eksportojë paqe në Rajon dhe në Botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *