Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishte i pranishëm këtë të premte në Gjirokastër, ku në fokus të takimit kanë qenë “Bashkitë shqiptare dhe procesi i integrimit në BE”.

 

Diplomati evropian tha se Shqipëria po bën hapa të mëdha për të hyrë në BE, por sipas tij, për integrimin e saj, luan një rol të rëndësishëm pushteti vendor.

 

Pas këtij takimi, Soreca u ndal në kinemanë e qytetit të gurtë, ku përuroi këtë të fundit pas procesit të dixhitalizimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *