Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump...

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në fund të...

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11 vite burg...

Ish-ministri i shkarkuar ukrainas i Mbrojtjes bën thirrje për...

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në...

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit si “territor...

U gjet e pajetë në banesë, burri dhe vjehrra...

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollahun mund të arrihet brenda ditësh

25 Nëntor 13:18

Ambasadori izraelit në Uashington tha se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – mund të arrihet “brenda ditësh”.

Ambasadori Mike Herzog tha për radion e ushtrisë izraelite më 25 nëntor se ka “pika që duhen finalizuar”. Por, ai tha se “ne jemi afër një marrëveshjeje” dhe se ajo “mund të arrihet brenda ditësh”.

Në mesin e çështjeve që mbeten të pazgjidhura është edhe një kërkesë e Izraelit që thotë se shteti rezervon të drejtën të veprojë nëse Hezbollahu shkel obligimet nga marrëveshja e re. Marrëveshja synon të largojë Hezbollahun dhe trupat izraelite nga jugu i Libanit.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollahu nuk i është përmbajtur një rezolute të Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës së vitit 2006. Në këtë rezolutë, palët kishin bërë kërkesa të ngjashme. Libani po ashtu ka akuzuar Izraelin se ka shkelur këtë rezolutë.

Ende është e paqartë nëse Libani do të pranojë kërkesën e Izraelit. Optimizmi rreth arritjes së një marrëveshjeje vjen pasi i dërguari i SHBA-së mbajti bisedime me palët javën e kaluar, me synim që të arrihet një marrëveshje.

Hezbollahu nisi sulmet në kufi kundër Izraelit më 8 tetor 2023, një ditë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – sulmoi jugun e Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Luftimet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan shtatorin e këtij viti, me Izraelin që nisi sulme masive ajrore në Liban dhe më pas nisi një ofensivë tokësore në jug të Libanit.

Hezbollahu ka gjuajtur mijëra raketa në qytetet izraelite, përfshirë rreth 250 që i lëshoi më 24 nëntor./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Hezbollahu Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump pezullon tarifat drastike, prekeshin 20 miliardë dollarë importe kanadeze

më shumë...

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në fund të pishinës së fqinjit (VIDEO)

më shumë...

Ishte shpallur në kërkim nga Kosova për veprimtari në fushën e narkotikës, arrestohet në Rinas 32-vjeçari nga Kukësi

më shumë...

Aksident fatal pranë Prishtinës, humbin jetën dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:06

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes...

10:05

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në...

9:55

Ishte shpallur në kërkim nga Kosova për...

9:53

Aksident fatal pranë Prishtinës, humbin jetën dy...

9:52

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11...

9:45

Ish-ministri i shkarkuar ukrainas i Mbrojtjes bën...

9:36

Zjarret në Shqipëri/ 25 vatra të raportuara...

9:17

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet...

9:06

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit...

8:52

Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën...

8:29

U gjet e pajetë në banesë, burri...

8:11

Horoskopi i sotëm, një surprizë, një mundësi...

8:09

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i...

7:54

Aksident tragjik në Durrës, makina përplaset me...

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.