Ambasadori i Izraelit në Serbi: Vuçiçit nuk i pëlqeu, por njohja e Kosovës është punë e kryer

Ambasadori i ri i izraelit në Serbi, Jahel Vilan deklaroi se Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator.
“Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri ynë,Benjamin Netanyahu, e ka mirëpritur njohjen e ndërsjelltë midis Izraelit dhe Kosovës”, tha Vilan.
Ai tha për një televizion në Serbi se kur e kanë pyetur se si e ka komentuar Aleksander Vuçiç njohjen e Kosovës nga Izraeli, ambasadori pohoi se “nuk i pëlqeu”.
“Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiq do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington”, tha ambasadori.




