Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho.
Vos mbërriti që në orët e paradites në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u zhvillua takimi me kreun e SPAK.
Në një reagim zyrtar, Ambasada e Holandës në Tiranë bëri të ditur se vizita ishte një takim mirësjelljeje për të përgëzuar Klodjan Brahon për emërimin e tij dhe për arritjet e deritanishme të institucionit.
“Sot, ekipi i Ambasadës sonë bëri një vizitë mirësjelljeje për të përgëzuar Kryetarin e ri të SPAK-ut, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe arritjet e institucionit.
Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin tonë të fortë dypalësh, ne riafirmojmë mbështetjen tonë për SPAK-un dhe Sundimin e Ligjit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.





