Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër,...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet...

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion...

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh”...

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë nga rrënojat...

Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe...

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Familjarët gërmojnë me duar,...

Bilanci i viktimave në Venezuelë shkon në 235 pas...

Ambasadori Hill: Mirëpres synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin për marrëveshje me Kosovën

24 Janar 21:30

Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha sot se e mirëpret synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke ju referuar qëndrimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç të paraqitur mbrëmë në një konferencë për shtyp në të cilën tha se vendi i tij do të përballej me izolim nëse nuk e pranon propozimin.

 

“Ndjeva se ishte një fjalim shumë i rëndësishëm dhe mendoj se ishte një fjalim për ta dëgjuar të gjithë, sepse mendoj që parashtronte një plan dhe koncept se si të mbyllet ky problem shumë i vështirë dhe të vazhdohet me detyrën se çfarë duhet të bëjë Serbia”, tha ambasadori Hill.

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pajtohet me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.

 

Ai tha se kjo i është thënë të premten në takimin me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

 

“Më duhej të merrja një vendim vetë në atë moment sepse ata thanë se duhet të jepni një përgjigje. Unë shpjegova se çfarë ishte e mundur dhe çfarë nuk ishte. Tani do të shpjegoj planin dhe çfarë mund të bëjmë. Serbia duhet të komunikojë, të marrë pjesë në dialog dhe duhet të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj evropiane”, tha zoti Vuçiç.

 

Ai tha se “de fakto” plani evropian u shndërrua në kuadrin e ri të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunon për këtë, duke nënvizuar se propozimi tashmë është plan i të gjitha vendeve të bllokut, përfshirë edhe atyre që nuk e njohin Kosovën.

 

Qeveria e Kosovës nuk ka folur ende për kërkesat e diplomatëve perëndimorë kundruall Prishtinës zyrtare.

 

Analisti Agon Maliqi thotë për Zërin e Amerikës se ka një lloj këmbëngulje nga diplomatët perëndimorë që teksti përfundimtar tashmë është gati dhe nuk ka më hapësirë për ndryshime në tekstin e asaj që pritet të nënshkruhet.

“Dhe ajo tani u ofrohet palëve se ky është teksti pak a shumë përfundimtar, mirëpo në të dyja vendet janë theksu edhe pritshmëritë, në rastin e Kosovës kushti është që të fillohet me hapat për themelimin e Asociacionit ndërsa në Serbi, po besoj kjo vlen edhe për Kosovën, janë potencu mesazhet se cilat do të jenë përfitimet, por edhe ndëshkimet për secilën palë, nëse pranojnë ose jo propozimin”, tha zoti Maliqi.

 

Diplomatët perëndimorë kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të fillojë me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që siç u shpreh ambasadori Hill është një element thelbësor për të ecur përpara.

 

“Por dua të jem i qartë se urdhri i parë i punës dhe ajo që duhet bërë që nga fillimi është të realizohet marrëveshja e arritur tashmë në marrëveshjen e Brukselit, pikat një deri në gjashtë, që janë Asociacioni i Komunave Serbe”, tha ambasadori Hill.

 

Zoti Maliqi thotë se Asociacioni është një sfidë të cilën qeveria e Kosovës nuk mund të anashkalojë dhe se duhet një qasje më konstruktive për të diskutuar se si mund të dalë Kosova nga kjo situatë.

 

“Mendoj që qeveria dhe kryeministri Kurti po tregohet mos të them i pa guxishëm por i paqartë; të paktën të hapë një debat për këtë temë me opozitën, me shoqërinë civile për hapat që duhet marrë më tutje. Ne kemi një mesazh të qartë nga SHBA-të se nuk po kërkohet një Asociacion që shkon përtej Kushtetutës dhe hajde të flasim ne se si mund të duket një lloj Asociacioni që nuk i pengon Kosovës”, tha zoti Maliqi.

 

Burime të Zërit të Amerikës thanë se ambasada amerikane në Prishtinë tashmë ka ftuar për takim në fund të këtij muaji përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Një paralajmërim të tillë e ka bërë edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, se Asociacioni është një detyrim ligjor ndërkombëtar për Kosovën dhe duhet të zbatohet.

 

“Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit…Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë”, tha zoti Escobar.

 

Autoritetet në Prishtinë thonë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se nuk mund të bëhet një mekanizëm një-etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit.

 

Kosova po përballet me trysni për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe që për diplomatët perëndimorë shihet si çështje e ndarë nga propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve./voa

Posted Under:
Aktualitet Kosova Kryesoret Rajoni
Tagged:
Hill kosove Serbi

Nga e njëjta kategori

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër, rreth 5 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

më shumë...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet normale në demokraci. Boçi: Qeveria të ballafaqohet me qytetarët

më shumë...

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik përmes projektit

më shumë...

Masa kundër zjarreve në Shkodër, vëmendja gjatë sezonit veror tek zonat me risk të lartë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

2:19

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë...

2:15

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë...

2:09

Masa kundër zjarreve në Shkodër, vëmendja gjatë...

1:47

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor...

1:44

Rama pret ish presidentin francez, kryeministri i...

12:40

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet...

12:21

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë...

12:10

Europa në alarm nga i nxehti, rritet...

11:59

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë...

10:57

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia:...

10:54

EMRI/ Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari...

10:44

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

10:17

Aplikimi për kreditë e buta në Tiranë,...

10:15

Plaurent Dervishaj në burg për jetë, 35...

10:14

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë, MABCO...

10:09

Rritet numri i studentëve të helmuar, AKU...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqe...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.