Ambasadori italian Alberto Cutillo tha gjatë intervistës së tij për gazetarin Sokol Balla në Vizion Plus se sot në Shqipëri ka krizë përfaqësimi.

Këtë gjë ai e justifikoi jo vetëm me deputetet e rinj që janë në kuvend por edhe me zgjedhjet lokale. Sipas Cutillos, 30 qershori është një rast unik ku pati brenda vetes edhe paradokse.

 

30 qershori në aspektin juridik është një rast I vetëm, unik edhe ne historine shqiptare Kjo krijoi edhe nje klime pasigurie sic u tha ne raportin paraprak te OSBE ODIHR. Kemi një paradoks, psh në disa bashki ku kanë votuar 10% i votuesve, në këshilla bashkiak njëra parti ka marrë 100% . Eshte pergjegjesi e madhe qe te votohesh nga 10% e qytetareve dhe perfaqesosh edhe pjesen tjeter. Eshte nje situate qe nuk mund te vijoi gjate ne kete menyre. Jam i bindur qe kete gje e dine edhe vet palet

 

Megjithatë Cutillo tha se këto zgjedhje mund të hidhen poshte vetëm nga gjykata dhe në këtë rast mund ta bëjë vetëm Kushtetuesja kur të ngrihet. Deri atëherë procesi duhet të vijojë përpara me rezultatet që prodhoi 30 qershori.

 

Kryediplomati italian tha se I ka bërë shumë përshtypje numri I votave të pavlefshme në 30 qershor.

 

Nuk ka rendesi nese moralisht pranohen apo jo rezultatet, por ato jane fakt. Zgjedhjet e 30 qershorit mund të kundërshtohen vetëm nga një gjykate dhe këtë gjë ia kam thënë edhe të zgjedhurve të PD. Këtë vendim mund ta marri pak më vonë Kushtetuesja kur të krijohet. Tani për tani duhet të ecim përpara me këtë process që patëm. Ama mua më bëri shumë përshtypje numri I lartë I votave të pavlefshme. Unë e shoh si notë proteste e qytetareve që duhet të lexohet mirë. Eshte nje mesazh per te gjithe ata qytetare qe duan ta ndryshojne situaten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *