E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadori britanik takon drejtuesen e BKH: Po bëhet progres në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i Britanisë së Madhë, Duncan Norman ka zhvilluar këtë të hënë një takim me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Norman shprehet se krijimi i BKH-së është një progres për reformën në drejtësi dhe lajm i keq për çdo person që shkel ligjin.

”Krijimi i BKH është progres i prekshëm për reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe si lajm i keq për këdo që nuk respekton ligjin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë