Subscribe

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca së bashku me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf dhe diplomaten franceze, Elisabeth Barsaq zbarkuan këtë të hënë në Elbasan.

 

Diplomatët zhvilluan disa takime me drejteusit politik të këtij qarku, ndërsa në fokus ishte fushata elektroale.  Takimin e parë amabasadorët e zhvilluan me përfaqsuesin e PS, Taulant Ballën e më pas me atë të PD, Gazment Bardhin.

 

Pjesë e axhendës së takimeve të ambasadorëve ishte dhe Rudina Hajdari, kandidatja e Nismës Thurje, ndërsa mungoi takimi me drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi, për shkak të angazhimeve në fushatë të kësaj të fundit.

 

Pas takimeve ambasadori i BE, Luigi soreca përsëriti edhe njëherë mesazhin lidhur me fenomenin e shit-blerjes së votës, duke paralajëmruar ndëshkim.

 

LUIGI SORECA

AMABSADOR I BE NE TIRANE

“Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës, mos harroni se blerja e votës është vepër penale, parashikohet nga neni 328 i Kodit Penal. Dëgjuam gjithashtu për shitje vote, edhe kjo vepër penale e parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, 40 skuadra të BE dhe shteteve anëtare që do të vizitojnë qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve, disa prej nesh do të kthehen këtu në Elbasan. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe BE.”

 

Sa i takon debatit politik për patronazhistët, Soreca tha se kjo çështje i takon drejtësisë dhe se do jenë autoritetet ligjzbatuese ato që do japin përgjigjen përfundimtare lidhur me këtë çështje.

 

“Ne po e ndjekim shumë afër situatën, jemi në ndjekje, kemi informacion, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave po heton, gjithashtu dhe SPAK po heton. Është shumë e rëndësishme ti lëmë këto dy autoritete të hetojnë dhe më pas do të dëgjojmë rezultatin përfundimtar.”

 

Për diplomatët zgjedhjet e 25 prillit janë një hap i rëndësishëm për vendin lidhur me integrimin europian.

 

ELISABETH BARSAQ 

AMBASADORE E FRANCËS NË TIRANË

“Mendoj se heqja e gjuhës së urrejtjes do të ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme për zgjedhjet këtu në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa u intimiduar, pa shitur dhe pa blerë votën.”

PETER ZINGRAF

AMBASDAOR I GJERMANISE NE TIRANE

“Këto zgjedhje janë shumë thelbësore për Shqipërinë dhe BE dhe më vjen shumë mirë që gjendemi këtu, folëm me disa nga kandidatët. Do të vëzhgojmë dhe zgjedhjet.”

 

Prania e diplomatëve në Elbasan gjatë kësaj periudhe para zgjedhore ka qenë e shtuar, pasi konsiderohet si një ndër qarqet ku gara do të jetë e ashpër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *