E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasadorët në zyrën e Bashës/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca, takim për ndryshimet kushtetuese

Koalicioni opozitar ka thirrur ne takim ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Reklamë

Ne takim pervec kryetareve te partive te koalicionit opozitar, jane edhe dy negociatoret Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ne qender te bisedes jane ndryshimet kushtetuese per sistemin zgjedhor te cilat do te miratohen ne parlament te enjten.

Opozita kerkon qe kushtetuta te percaktoje hapjen 100% te listave dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore ne formen aktuale.

Por shumica qeverisese ka paralajmeruar se do ti miratoje amendamentet kushtetuese pa asnje ndryshim duke ftuar opoziten qe detajet ti percaktojne bashkarisht ne kod.

Nje dite me pare dy ambasadoret, Yuri Kim dhe Luigi Soreca takuan edhe kryeministrin Edi Rama per te diskutuar per reformen zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese.

Më shumë video

Reklamë