Kete muaj zyrtarizohen 12 ambasadoret e rinj qe do te perfaqesojne Shqiperine ne rajon dhe ne disa shtete te tjera.
Lista e ambasadoreve ka mberritur ne kuvend dhe pritet te kalojne filtrin e Komisionit te Jashtem deri ne daten 19 korrik.
Bie ne sy se qeveria ka vendosur te ndryshoje ambasadoret ne Kosove e Serbi. Ne Kosove kryeministri Edi Rama ka perzgjedhur ish-kandidatin per deputet te PS, Petrit Malaj, ndersa ne Serbi do te jete ambasador Bardhyl Canaj, ish ambasadori yne ne Izrael.
Oljan Kanushi i cili vjet u emerua si nendrejtor i Sherbimit Informative Shteteror do te jete ambasador ne Slloveni.
Mes emrave te ambasadoreve jane diplomate karriere si, Qirjako Qirko i cli do te jete ambasador ne Hungari, Artur Kuko ne Mbreterine e Vendeve te Uleta dhe Sokol Dedja ne Danimarke.
Pak dite me pare presidenti i Republikes, Bajram Begaj dekretoi 11 ambasadore te rinj ne disa vende te Europes dhe SHBA.