Edhe ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur 8 dhjetorin e 34 viteve më parë, ditën kur studentët dhe të rinjtë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke sjellë rënien e tij.
Në shënimin e saj në rrjetet sociale, ambasada vëren se kjo lëvizje formësoi edhe të ardhmen e kombit.
“Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, përfundon qëndrimin e saj selia diplomatike e SHBA-ve në Tiranë.





