Subscribe

Selia e re diplmatike e Italisë pritet të ndërtohet nga projekti fituesi i ideve, konkursi i së cilës u hap sot.

 

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj u shpreh entuziast për faktin që një konkurs i tillë nga shteti ynë fqinj hapet për herë të parë në Tiranë dhe përfshin edhe arkitektët vendas.

 

Sot jam dy herë i lumtur që prezantojmë këtë projekt. Së pari, sepse unë besoj fort që është një mundësi e jashtëzakonshme për të prodhuar një akupunturë në trupin e qytetit, e cila mund të prekë një nerv, por në të njëjtën kohë do të kemi më në fund një seli moderne, në qendër të Tiranës dhe një hapësirë e cila do t’i jepet dhe do jetojë me qytetin, duke filluar nga rikthimi në ambasadë i Institutit Italian të Kulturës, tek salla e ekspozitave, koncerteve. E shoh si një mundësi fantastike për Tiranën, si një shans për të pasur një bizhu të arkitekturës dhe lajmi i mirë është që në fakt nuk e lançojmë këtë projekt në Romë,  por e lançojmë në Tiranë.

 

Veliaj nxiti arkitektët shqiptarë të zhvillojnë sa më shumë ide, duke përmendur edhe projekte të ngjashme me atë të ambasadës italiane në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *